KQZ rrezon dy kerkesat e PS-se

KQZ ka rrëzuar para pak castesh kërkesën e Partisë Socialiste për miratimin e tabelës së rezultateve sipas vendimit të KZAZ-së 49.
Kryetari i komisionit, Arben Ristani, për të argumentuar vendimin e komisionerëve ka bërë këtë deklaratë:
“Kërkesat e PS rrëzohen pasi nuk marrin kuorumin e mjaftueshëm të votave”.
Ndërkohë, KQZ ka rrëzuar edhe një kërkesë tjetër të PS, si dhe atë të PD për shqyrtimin e 117 qendrave të votimit ku u gjetën fletë të hedhura në kutitë e gabuara.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani ka nënvizuar se, kërkesa e PS për KZAZ-në numër 49 nuk kishte bazë ligjore.
PS kërkonte pavlefshmëri të të gjitha vendimeve të KQZ-së që kishin të bënin me rishikimin e rezultateve të tabelave të KZAZ-ve.