KQZ rrëzon kërkesën për pavlefshmëri të MEGA-s
Mes debatesh Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Mega për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e pjessshme vendore në komunën Finiq.
Partia greke Mega kishte ankimuar në këtë komunë të Delvinës rezultatin ku kandidati i saj Ziso Lluçi humbi vetëm me një votë kundrejt Sokrat Spiros të PBDNJ-së.
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani e cilësoi kërkesën si të pabazuar në prova dhe në ligj, ndaj dhe kërkoi rrëzimin e saj.
KQZ-së do ti duhet edhe pak kohë për të përmbyllur plotësisht procesin e shpalljes së rezultateve përfundimitare të zgjedhjeve vendore që u mbajtën më 8 maj në Shqipëri.
Ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet në komunën Shallë të Shkodrës, ndërsa pritet të shqyrtohet një kërkesë ankimore edhe për komunën Kolsh.