E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit Zgjedhjet e 8 majit u deformuan ne Tirane

Raporti perfundimtar

Procesi zgjedhor i 8 majit dhe posacerisht ai i zhvilluar ne Tirane ka marre dje noten e pare vleresuese e cila duket te kete qene jo pozitive. Komiteti Shqiptar i Helsinkit qe eshte nje prej vezhguesve me aktive ne zgjedhje ka publikuar dje raportin perfundimtar ku nje vend te vecante ka zene menyra e zhvillimit te procesit ne Tirane dhe kualifikimi juridik i fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar. Sipas ketij dokumenti zgjedhjet ne Shqiperi ne vitin 2011 caluan ne numerim dhe eshte zhvilluar kudo jashte afateve ligjore. Per Tiranen KSHH-ja vlereson se eshte konsumuar nje spekulim juridik qe ka sjelle edhe konfondimin e pozicionit nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Nxjerrja e tabeles permbledhese te rezultatit te zgjedhjeve nga KZAZ-te perkatese dhe nxjerrja e rezultateve te zgjedhjeve nga KQZ-ja jane parashikuar ne nenet 122 dhe 123 te Kodit Zgjedhor si nje nga detyrat kryesore per finalizimin e rezultatit te zgjedhjeve. KSHH mendon se ne kete aspekt KQZ-ja nuk veproi ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe me praktiken e ndjekur ne zgjedhjet e meparshme sipas se ciles fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuar jane konsideruar te pavlefshme vlereson raporti. Duke bere nje kronologji te procesit te numerimit KSHH-ja gjykon se dukurite e hasura sidomos ne Komisionin e Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49 ndryshe minibashkia nr. 5 ne Tirane lidhen ngushte me leximin e nje rezultati qe po shkonte drejt finales i cili percaktoi mandej kalimin ne proceduren e rregulluar me vendimin nr. 709.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›