Berisha PK e Kines dhe PDSH promotore te zhvillimit
Kryeministri shqiptar Sali Berisha ne takimin me kryediplomatin kinez Jang Jiechi ka diskutuar dhe ne lidhje ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Zyra e shtypit te Kryeministrise ben te ditur se Berisha mbeshteti procesin e dialogut midis Kosoves dhe Serbise si rruga me e mire per zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Ai u shpreh se marredheniet ne rajon duhet te karakterizohen nga shkembimi i lire ekonomik dhe tregtar pa asnje barriere por nga ana tjeter Kryeministri nenvizoi se zhvillimet e fundit ne Kosove kane ne themel embargon shumevjecare te Serbise ndaj Kosoves. Ai mbeshteti perpjekjet per zbatimin e Kushtetutes dhe vendosjen e shtetit te se drejtes ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves dhe inkurajoi vazhdimin e dialogut mes paleve. Kryeministri i kerkoi ministrit te Jashtem qe ne te ardhmen qeveria kineze te marre ne shqyrtim njohjen e pavaresise se Kosoves si veprimi me i drejte ne kuader te stabilitetit dhe paqes ne rajon. Kryeministri Berisha vleresoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqiperise kane qene dhe jane promotoret e zhvillimit epokal ne dy vendet tona. Ministri Yang Jiechi shprehu gjithashtu falenderimet per rolin e rendesishem qe Shqiperia luajti ne anetaresimin e Republikes Popullore te Kines ne OKB si dhe per politiken konstante te qeverise shqiptare per njohjen e nje Kine te vetme.