E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ, shans tjeter opozites per komisioneret vendore Rozeta Rapushi

Nje shans i fundit per dy partite ne opozite, ate Socialiste dhe Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, qe te mund te kene komisioneret e tyre ne zgjedhjet e 8 majit. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, u shpreh dje se ndonese afatet ligjore jane shkelur teresisht nga keto forca politike, KQZ le nje dere hapur per keto parti qe t'i japin emrat gjate ketyre diteve. "Ligjerisht nuk ka me kohe. Afati ligjor ka mbaruar. KQZ eshte duke diskutuar mundesite qe edhe ne nje kohe te dyte ta lere deren hapur, per te pare mundesite e riparimit te kesaj situate. Ne rast se do te kujtohen per ta zbatuar ligjin ceshtja eshte qe sa me vone te kujtohen aq me e veshtire behet per t'i lene te gjitha vendet per ta", beri te qarte dje kreu i KQZ-se. Sipas tij, ne rast se PS dhe PBDNJ i sjell kandidaturat per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, ketyre forcave politike serish do t'i takojne vetem tre komisionere ne keto komisione ku ka kryesine dhe dy ne ato qe ka minorancen. Kjo per faktin se vendimi i marre nga KQZ per komisionerin e katert jopolitik eshte i pakthyeshem. "Absolutisht nuk eshte shkelur Kodi Zgjedhor. Jemi para faktit nese do te arrijme t'i organizojme zgjedhjet ashtu sic duhet apo jo. Duke iu referuar Kushtetutes dhe perdorimit me analogji te te drejtes qe ka KQZ, ne diten e zgjedhjeve per ta shtrire dhe me perpara kesaj dite ne morem vendimin qe morem", theksoi Ristani duke shtuar faktin se pavaresisht se afatet jane vonuar, deshtimi i zgjedhjeve nuk mund te lejohet. Per kete arsye, sipas tij KQZ mori vendimin vetem pak dite me pare per te shpallur vakante emrat e komisionereve qe PS dhe PBDNJ la bosh. Nderkohe qe diten e sotme, KQZ do te vendose mbi kutite e votimit qe do te perdoren. Aktualisht magazina e KQZ-se ka gjendje dhe te inventarizuara 6.448 kuti, nga te cilat, 1.727 cope jane te demtuara ose te thyera dhe gjendje ne magazinen 2 ne Lunder dhe 222 cope rezultuan te demtuara nga procesi i hapjes se kutive. Totali i kutive te materialeve zgjedhore te rregullta dhe te riperdorshme eshte 4.499 cope. "Nga dokumentacioni i magazines se KQZ, verifikimi dhe raporti paraprak i Komisionit te Hapjes se Kutive te perdorura ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 qershor 2009, rezulton se KQZ ka aktualisht vetem 4.499 kuti te materialeve zgjedhore te rregullta dhe qe mund te perdoren per zgjedhjet e ardhshme. Nderkohe qe per zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011 do te duhen afersisht 5.337 kjo per arsye se per Bashkine Tirane, e cila ka 477 QV, do te duhen 2 KMZ per cdo Qendra Votimi. Ne qofte se do te konsiderojme edhe nje sasi minimale rezerve prej 10% te kesaj sasie, atehere KQZ duhet qe te kete gjendje, te rregullta dhe te sigurta afersisht 6.000 kuti te materialeve zgjedhore", thuhet ne relacionin qe do te diskutohet dhe votohet sot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›