E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë!

Në panairin e orëve dhe bizhuterive në Doha është paraqitur edhe çanta më e shtrenjtë në botë sipas librit të rekordeve Guinness, me vlerë 3.8 milionë dollarë, shkruan “Daily Mail”.

Çanta në formë zemre është dizajnuar nga Robert Mouaëad. Është punuar nga ari 18 karatësh dhe është zbukuruar me 4.517 diamante prej të cilëve 105 të verdhë, 56 ngjyrë vjollce dhe 4.356 pa ngjyrë. Artistët kanë shpenzuar 8.800 orë pune për ta përfunduar këtë çantë.

Shtëpinë e modës “Mouaëad” e themeloi më 1890 David Mouaëad. Kjo shtëpi më 2003 dizajnoi sutienat më të shtrenjtë në botë të cilat i ekspozoi Heidi Klum. /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›