KQZ shkarkon 10 komisionere te numerimit te votave ne njesine 10

KQZ ka vendosur qe te shkarkoje 10 anetare te KZAZ-se numer 54 ne njesine bashkiake numer 10. Vendimi i KQZ-se eshte marre me propozim te Partise Socialiste. Anetaret e komisionit te numerimit kane refuzuar te dalin nga ambientet ku po numerohen votat. Per kete gje KQZ ka kerkuar ndihmen dhe nderhyrjen e policise. Komisioneret refuzojne te braktisin ambientet e KZAZ me argumentimin se nuk ka se kush te mbroje votat e kutive qe jane te hapura. Kujtojme se vendimi i KQZ-se i linte kohe PS-se per zevendesimin e tyre vetem nje ore kohe.
Ne mbledhje e ores se 1100 te KQZ-se u kerkuar qe te merren masa ndaj komisionereve qe braktisin procesin e numerimit te votave. KQZ vendosi per shkarkimin e anetareve te grupeve te numerimit te KZAZ-se 54 te cilet jane larguar nga procesi i numerimit. Kjo mase eshte propozuar nga Partia Socialiste. Deshire Subashi nenkryetare e KQZ-se u shpreh dakord me nje mase te tille dhe shtoi se duhen shkarkuar te gjithe grupet e numerimit pasi nuk ka vijuar procesi.
Ne KZAZ-ne 54 disa komisionere te grupeve te numerimit kane braktisur procesin duke lene kuti votimi te hapur mbi tavoline. KQZ percaktoje se zevendesimi i tyre duhet te behet deri ne oren 1230. Ne ambientet e kesaj KZAZ-je gjendet edhe ambasadori i Holandes ne Tiranes.