Kavaja Berisha shmang pergjigjen per humbjen kandidatit te djathte

Menjehere pas publikimit te raportit te OSBE-ODIHR-it mbi zgjedhjet e 8 majit kryeministri Berisha ne nje dalje publike para mediave shprehu vleresimin e tij per misionin vezhgues nderkombetar dhe deklaroi se eshte ne pritje te rezultatetve perfundimtare nga KQZ-ja.
Pyetjes se gazetareve per Shqiperine roze dhe humbjen ne Kavaje Berisha iu shmang duke thene se do te jete KQZ ajo qe do te shpallle se si kane votuar qytetaret shqiptare.
Do te jete blu Shqiperia apo jo kete do ta shpalle KQZ iu pergjigj Berisha gazetareve.
Mirenjohje per ODIHR-in dhe gjithe ambasadat e huaja qe angazhuan personelin e tyre diplomatik per vezhgimin sa me te plote te ketyre zgjedhjeve. Vleresoj raportin e OSBE-ODIHR-it dhe mbetem i vendosur qe te bejme cdo gje qe ky proces te kompletohet dhe cdo vote e qytetareve te marre peshen qe i takon ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet tha Berisha.
Ne lidhje me rezultatet per Bashkine e Tiranes Berisha tha se nuk mund te publikojme asnje rezultat. Presim te finalizohet rezultati nga KQZ.
Redaksia Online
Gazmira Ndoja