E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli Bllokimi ne njesine 5 per shkak te votave pro Rames

Numerimi i votave tek njesia 5 bllokimi artificialisht
Procesi i numerimit ne njesine numer 5 vazhdon me ritme te ngadalte. Procesi pervec se ecen me ritme te ngadalta ka edhe nderprerje te here pas hershme. Partia Socialiste eshte shprehur se kjo qe po ndodh ne kete KZAZ eshte nje loje politike qe po ben maxhoranca qeverisese. Deputeti i PS-se Pandeli Majko qe po vezhgon nga afer situaten ne kete qender numerim eshte shprehur se krahasuar me ritmet e numerimit ne KZAZ te tjera ketu po ecet me ritme jashtezakonisht te ngadalta. Deri tani jane hapur 16 kuti de diferenca eshte rreth 1600 vota. Ky bllokim ka te beje me nje skene politike apo strategjike Majko. Deputeti socialist shtoi se kjo eshte nje histori e vjetur e proceseve zgjedhore dhe se bllokimi eshte artificial. Nese ketu punohet sic u punua ne qarqet e tjera ketu rezultati del maksimumi per 48 ore. Situata po behet qesharake dhe mendoj se duhet te marre fund nenvizoi Pandeli Majko. KZAZ-ja ne njesine bashkiake numer 5 ka vetem kater tavolina numerimi ne nje kohe kur eshte njesia bashkiake me e madhe ne kryeqytet.



Procesi i numerimit mbetet i bllokuar nga kandidatet e PD-se te cilet po shkelin ligjin duke refuzuar te numerojne tha deputetja socialiste Mimi Kodheli ne reagim te situates ne qendren e numerimit te njesise vendore numer 5.

Bllokimi svjen per arsye teknike por thellesisht politike. Kjo duket pikerisht nga arsyet absurde qe japin numeruesit e PD-se dhe qe kane lidhje pikerisht me faktin se rezultati eshte ne favor te Rames. KQZ-ja duhet te nderhyje per numeruesit e njesise 5 sic beri me njesine 10 tha Kodheli.


Deri ne oren 1400 ishin numeruar 16 QV ku kandidati Edi Rama kishte marre 4708 vota ndersa kandidati Lulezim Basha 3268 vota.


Ora 200

Te qendra e numerimit te njesise 5 u mor vendim per pushimin e numerimit deri ne mengjes. Pas grumbullimit te shume njerezve para qendres PD-ja u terhoq nga vendimi per pushimin deri ne mengjes dhe rifilloi numerimi.
Rreth nje ore me pare deputeti i Partise Socialiste Erion Brace u beri thirrje mbeshtetesve te Partise Socialiste qe te grumbullohen ne qendren e numerimit ne shkollen Vasil Shanto atje ku po numerohen votat e Njesise Bashkiake nr. 5.

Gjate kesaj daljeje publike Brace beri te ditur edhe situaten e votimeve per Tiranen deri ne keto momente pak pas ores 2200 ku rezulton se kandidati Edi Rama ka fituar 28 674 vota karshi kandidatit Lulzim Basha qe ka fituar deri tani 26 709 vota. Ka nje diference prej te pakten 1165 vota ne favor te Rames ne Tirane.

Deputeti socialiste Erjon Brace ne nje prononcim direkt per mediat beri me dije se Partia Socialiste do te publikoje rezultatet pas numerimit te cdo kutie. Sipas Braces kjo vjen pasi Arben Ristanin nuk e beson me njeri sepse po ben nje pune kriminale. Erjon Brace vuri ne dukje mungesen e transparences pasi KQZ nuk i publikon rezultatet ne kohe reale.

Kandidati fitues Edi Rama deri tani ka marre nje numer votash prej 19608 kundrejt kandidatit humbes Lulzim Basha me 18129 vota. beri te ditur Brace.

Erjon Brace theksoi se per shkak te problematikes se siper permendur Partia Socialiste eshte e detyruar te publikoje rezultatet per cdo qender numerimi here pas here.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›