E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall online pas 10 ditësh rezultatin për Tiranën

Rezultati është shpallur në faqen online të KQZ-së. Nga të dhënat në këtë faqe, bëhet e ditur se nga numërimi i 485 kutive të votimit në Tiranë, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama, ka marrë 124623 vota, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, 124613 vota, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, 1391 vota.

Theksojmë, se këto janë vetëm rezultatet paraprake dhe në to nuk janë përfshirë rezultatet me votat e tjera të numëruara nga fletët që janë hedhur në kutitë jo të duhura. Gjatë ditës së sotme pritet të shpallet rezultati përfundimtar për Tiranën. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-23 14:16
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›