E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Mediu merr pjese ne konferencen Balkan Networking

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu mori pjesë në takimin “Balkan Netëorking”, zhvilluar në Budva të Malit të Zi, nga fondacioni Atlas dhe me ftesë të kryeministrit malazez.

Në këtë takim, ku merrnin pjesë autoritetet më të larta të Malit të Zi, ishin të ftuar dhe mjaft ish-presidentë dhe kryeminista të vendeve të rajonit, ku fjalën kryesore e mbajti ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.

Në fjalën e tij, ish-presidenti Klinton theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikave në rajonin e Ballkanit me synimin e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ballkani në vitet e ’90 u përfshi në procese dizintegrimi, ndërsa sot sfidat e përbashkëta me të cilat përballet duke filluar nga proceset integruese në strukturat atlantike dhe evropian, e deri në përballimin e ndryshimeve klimaterike, bëjnë të domosdoshëm ndërtimin e një netëorku më të gjerë nga vendet e rajonit, për të zhvilluar politika të qëndrueshme.

Presidenti Klinton theksoi gjithashtu se në të kaluarën ka pasur tragjedi dhe probleme, që i ndanë popujt e Ballkanit, por e ardhmja ka shumë të përbashkëta.

Në këtë kontekst, u fol edhe për nevojën e një partneriteti publik privat, si rrugë e domosdoshme për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në vendet e rajonit.

Gjatë këtij aktiviteti, ministri i MMPAU, zhvilloi edhe një sërë takimesh me ministrat homologë, si dhe politikanë të rëndësishëm të rajonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›