Aksident, 6 të plagosur midis tyre tre fëmijë

Ngjarja ndodhi orëve të vona të mbrëmjes së shkuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajve", ku dy automjete janë përplasur fort midis tyre.
Burime zyrtare konfirmuan se në aksident janë përfshirë mjeti tip Benz drejtuar nga shtetasi K.Tabaku, 20-vjeç, banues në Peqin, i cili kishte si pasagjer kushëririn e tij, është përplasur me mjetin tip Mitsubishi fuoristrade, me drejtues shtetasin D.Hasa, banues në Durrës, i cili kishte si pasagjer bashkëshorten, dy fëmijët si dhe mbesën e tij. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit - M.C, i datëlindjes 1999, V.Hasa, 39-vjeç, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit , F.H, 12-vjeç, vajza, B.H, 10-vjeç , djali, R.I, 8-vjeçe, mbesa e tyre.
Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, të cilët morën mjekimin e nevojshëm. Shtetasi K.Tabaku si dhe e mitura R.I, ndodhen në gjendje të rendë shëndetësore. Po punohet për sqarimin dhe përcaktimin e sakte të rrethanave të aksidentit. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-23 08:21