KQZ, shqyrtohet sot kandidimi i Arben Malajt si deputet i pavarur
Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri me dije se brenda datës 14 maj do të miratojë ose do të refuzojë listat shumëemërore për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike.
Nga listat e dorëzuara mbrëmjen e djeshme rezultojnë se 61 parti janë pjesë e koalicioneve, ndërsa 4 do ë garojnë më vehte. Ndërsa 2 janë kandidatë të pavarur, që janë shqyrtuar në mbledhjet e mëparshme të KQZ-së: Dritan Prifti kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit dhe Laureta Gjoni në Qarkun e Vlorës.
Ndërsa deputeti Arben Malaj, për kandidimin e tij si i pavarur në Qarkun e Vlorës, do të shqyrtohet në mbledhjen e ditës së nesërme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërsa për sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj janë 66 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, nga të cilat 61 janë pjesë e koalicioneve dhe katër garojnë të vetme.
Arben Malaj vendosi të kandidonte i pavarur pas përjashtimit të tij nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste, një ditë më parë.