KQZ, shqyrton sot ankimimet për Fierin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot ankesat dhe procesin zgjedhor në qarkun e Fierit. Fillimisht ishte Partia Socialiste e cila kishte paraqitur vërejtje për mënyrën se si u veprua situata gjatë procesit të numërimit të votave. Por dje pasdite u paraqit një ankesë edhe nga Partia Demokratike. Komisioni Qendror vendosi që t'i bashkojë kërkesat e PS dhe PD dhe t'i shqyrtojë ato njëkohësisht. Socialistët kërkojnë numërimin e votave në 9 qendra votimi.
Çështja e votave në qarkun e Fierit është kthyer në epiqendër të debateve politike. Sipas rezultatit aktual mandatet në qarkun e Fierit janë 8 për partinë socialiste, 7 për koalicionin e udhëhequr nga partia demokratike dhe 1 për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por socialistët pretendojnë se atyre u është mohuar mandati për deputetin e 9-të. Madje ata e kanë lidhur këtë çështje me njohjen ose jo të zgjedhjeve të 28 qershorit.