Virusi H1N1 mund të ketë mbërritur në Shqipëri

Virusi i tmershëm H1N1, mund të ketë mbërritur edhe në Shqipëri. Gripi i derrave i cili na ka rrethuar deri tek fqinjët tanë, sipas mjekëve, duhet të ketë hyrë në vend. Infeksionisti Pëllumb Piperi, deklaron se simptomat e lehta të shfaqjes së virusit, mund të neglizhohen dhe të ngatërrohen me atë të gripit të zakonshëm. Megjithatë, zyrtarisht vendi nuk ka shënuar asnjë rast me grip derrash, edhe pse së fundmi të tillë janë zbuluar në Greqi, Maqedoni dhe Kosovë.
Ka disa muaj që shëndetësia shqiptare po përgatitet për t'u përballur me pandeminë e gripit të derrave, megjithatë sipas mjekut Piperi, kapacitetet e spitalit infektiv, por edhe më gjerë do të mund të përballojnë vetëm valën e parë të rasteve. Nëse situata do të përkeqësohet, do të nevojiten kapacitete të reja, ku nuk përjashtohen këtu kthimi i konvikteve dhe godinave publike në pavione. Të dhënat e fundit të përhapjes së virusit në botë, flasin se ka një zbutje të pasojave shëndetësore. Aktualisht vdekshmëria nga H1N1 është 2 %. Por, asaj që ekspertët i druhen më shumë është muatacioni i virusit.
Në spitalin infektiv në kryeqytet, është siguruar edhe një dozë tamifluje, anti- viral i cili eleminon virusin deri në 90 % .