UEFA: Ndëshkime të rënda për simuluesit

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pas një mbedhje të bërë sot në Nyon të Zvicrës ka dalë në një vendim që të gjithë lojtarët që marrin kartona në mënyrë që në ndeshjet e ardhshme të mungojnë, do të dënohen me 2 ndeshje pezullim.
Ky është një vendim që do të hyjë në fuqi në sezonin e ardhshëm në Champions League dhe në Europa League. Kjo bëhet që shumica e lojtarëve ta lëjnë "Show-n" dhe të rikthehen të luajnë në mënyrë të drejtë.