Bakteri vrasës "pa kufij", tani edhe në Itali
Lufta ndaj hamburgëve ka filluar edhe në Itali. Pas sekuestrimeve të hamburgëve në Francë, edhe në Itali, ekipe të specializuara të Nas, kanë bërë të njëjtën gjë edhe në Verona.
Në “tabelën e qitjes” është një produkt i mbështjellë në një pako 1 kg, 10 hamburger me nga 100 gr, dhe me datë skadence nga 10 deri në 12 Maj 2012.
Pas kastravecit, sojës, fasuleve, tani edhe mishi është bërë i dyshuar kryesor për t`u infektuar nga bakteri vrasës E.Coli.
Shtatë fëmijët të cilët janë helmuar në Francë kanë një të përbashkët, kanë konsumuar mish nga e njëjta markë.