KQZ shtyn per te dyten here vendimmarrjen per ngritjen e ZAZ

Edhe pse në shkelje të afateve ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për një mbledhje tjetër vendimmarrjen për ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor, në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Kështu, kjo vendimmarrje u shty për të dytën herë, duke shtyrë për rrjedhojë dhe ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Kjo, pas kërkesës së përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti me argumentin se materiali duhet parë bashkarisht me përfaqësuesin e PS-së, Genci Gjonçaj.
Pas dakordësinë e të dyja palëve në KQZ, anëtarët votuan unanimisht për shtyrjen e këtij vendimi në mënyrë që përfaqësuesit politikë të njihen me projektin e realizuar nga administrata e KQZ-së.
Kosovrasti dhe Gjonçaj do të vendosin pikat e kontaktit që do të shërbejnë për nisjen e konsultave. Pas tyre propozimi do t’i kalohet propozimi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.