By-passi i Shkodres
Erdhi, pa, foli, u përshëndet me miqtë dhe shkoi. Por fadromat nuk lëvizen.
Zëvëndësministri i Transporteve Ernest Noka i shoqëruar nga vendoret e Shkodrës inspektoi punimet në By-passin e Shkodrës.
Ato janë ndërprerë, por Noka thotë se investimi do te përfundojë në mars te vitit te vjen.
Numrin dy të Transporteve e sollën këtu reshjet pabesia e ujit te liqenit.
By-passi, investim i qeverisë shqiptare me vlere prej 9 miliard lekesh, do te lidh aksin Shkodër - Lezhe me Shkodër- Hani i Hotit dhe do te shërbejë dhe si argjinature mbrojtëse e qytetit nga ujërat e Liqenit.