KQZ, sot miratohet harta e re 12 zonave zgjedhore
Në bazë të projektvendimit që ka siguruar ekskluzivisht “Gazeta Shqiptare” e që do të votohet në mbledhjen e sotme të këtij institucioni, KQZ-ja ka përcaktuar numrin e mandateve për çdo zonë, ku me i madhi i tyre spikat ne Tirane
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të caktojë sot zyrtarisht numrin e mandateve për 12 zonat zgjedhore në mbarë vendin. Në bazë të projektvendimit që ka siguruar ekskluzivisht “Gazeta Shqiptare” e që do të votohet në mbledhjen e sotme të këtij institucioni, KQZ-ja ka përcaktuar se numri i mandateve për çdo zonë do të jetë konkretisht: Tirana me 32 mandate; Fieri, 16; Elbasani, 14; Durrësi, 13; Vlora dhe Korça, me 12 mandate secila; Shkodra, me 11 të tilla, të pasuar nga Berati, me 8 mandate; Lezha, 7; Dibra, 6; Gjirokastra, 5 dhe Kukësi, 4. Në relacionin e projektvendimit sqarohet se ndarja e mandateve të deputetëve për çdo qark është bërë në bazë të formulës së përcaktuar në nenin 75 të Kodit Zgjedhor dhe fill pasi Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Ministria e Brendshme, ka vënë në dispozicion të këtij institucioni numrin e përgjithshëm të shtetasve.
(d.b/BalkanWeb)