E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, sot vendim per Fierin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te shqyrtoje sot, ankesen e Partise Socialiste kunder rezultatit te zgjedhjeve ne Qarkun e Fierit. Socialisti Fatmir Xhafaj, dorezoi dje ne KQZ, nje ankese prej kater faqesh ne emer te PS-se, ku ankohet jo vetem per rezultatin e nxjerre ne Fier, por edhe per vendimet e marra nga KZAZ-te ne kete qark. Po keshtu, socialistet ankohen edhe mbi vendimin qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori pak dite me pare, per te mos numeruar kutite e votimit te mbetura ne Qarkun e Fierit. Kerkesa ankimore prej 4 faqesh, mban firmen e Fatmir Xhafaj, sekretar per ceshtjet ligjore dhe koordinimin ne Partine Socialiste. Ajo shoqerohet edhe me kopje te vendimeve perkatese te KZAZ-ve qe kane marre ne kete zone. Pas shqyrtimit te kesaj ankese, KQZ duhet te vendose, ne se do te hape dhe numeroje kutite e pa llogaritura ne Qarkun Fier. Ne rast se me shumice votash, komisioni rrezon pretendimin e PS-se, atehere kjo e fundit ka te drejte ta ankimoje ate ne Kolegjin Zgjedhor. Ky eshte institucioni i vetem, qe mund te ktheje vendimin e KQZ-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›