LSI: Deklaratat e Klosit, sherbime bashkiake
Denis Dedej
Levizja Socialiste per Integrim, i ka cilesuar kundershtimet e Fatos Klosit per marreveshjen Meta-Berisha, si prononcime ambulante dhe nepotike, te lidhura ngushte me bashkine e Tiranes. Anetari i kryesise se LSI-se, Dritan Ylli, shprehu dje zhgenjimin per shperdorimin e besimit, qe kjo parti i kishte dhene Klosit. "I kam ndjekur prononcimet ambulante te z. Klosi, nga njeri televizion te tjetri, dhe me keqardhje verejta qe interesi i ngushte personal dhe nepotik i z. Klosi me bashkine e Tiranes, e perbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rendesishem te LSI ne kete proces, qe hedh baza te sigurta per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian", - deklaroi drejtori i Informacionit ne LSI. Ai tha se ka ndjere gjithashtu zhgenjim, sikurse dhe 650 anetaret e nderuar te Konventes se LSI, si dhe qindra mije mbeshtetesit e LSI ne te gjithe Shqiperine, per fyerjen qe Klosi iu beri, me nje fjalor te papershtatshem per nje "Profesor". Duke shperdoruar sipas tij, besimin e madh shpesh te pamerituar, qe LSI i ka dhene atij, qe per hir te se vertetes nuk beri asnje dite fushate per LSI-ne. "Ky besim i tradhtuar eshte qartazi edhe sherbimi i fundit bashkiak, qe Klosi kryen", shprehu qendrimin e Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Ylli. Gjithashtu, ai njoftoi se LSI, ne koherence te plote dhe ne zbatim te vendimeve qe kryesia e LSI mori ne mbledhjen e saj, te dates 2 korrik, po vazhdon procesin e dokumentimit dhe te evidentimit te parregullsive te procesit te administrimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. "Levizja Socialiste per Integrim do te vijoje edhe me ankimimet perkatese per te gjithe ato zona, ku ajo ka verejtur parregullsi gjate procesit te numerimit", u shpreh anetari i kryesise se LSI. Ai gjithashtu hodhi poshte me neveri te gjitha insinuatat e Partise Socialiste, qe e lidhin Levizjen Socialiste per Integrim me ndikimin ne vendimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, apo te cdo lloj komisioni tjeter vendimor per zgjedhjet. Sipas tij, PS duhet te ndjeje turp kur shprehet ne kete menyre, sepse edhe shqiptari me i fundit, e di fare mire se Levizja Socialiste per Integrim nuk ka asnje perfaqesues ne asnje komision, ku merren vendimet per zgjedhjet dhe opinioni publik gjithashtu e di mire, se shkaku kryesor qe Levizja Socialiste per Integrim, nuk perfaqesohet ne keto komisione eshte pikerisht kundershtimi i eger i Partise Socialiste. "Ne bejme thirrje qe rezultati i zgjedhjeve duhet te administrohet me qetesi, si dhe te analizohet me pergjegjshmeri qofte mesazhi politik i ketyre zgjedhjeve, qofte edhe standardet problematike te tyre", apeloi zyrtari i LSI, Dritan Ylli.
REAGIMI
"LSI hedh poshte me neveri, te gjitha insinuatat e Partise Socialiste, qe e lidhin Levizjen Socialiste per Integrim me ndikimin ne vendimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, apo te cdo lloj komisioni tjeter vendimor per zgjedhjet", reagoi Dritan Ylli.
NEPOTIZMI
"Prononcimet ambulante te z. Klosi, nga njeri televizion tek tjetri, jane nga interesi i ngushte personal dhe nepotik i tij me bashkine e Tiranes, i cili e perbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rendesishem te LSI ne kete proces", tha anetari i kryesise se LSI.
Faqe 8
Gjykata Kushtetuese mori dje, vendim per ankesat e bera kunder ligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor"