KQZ, të enjten vendimin për referendumin kundër plehrave

Në Shqipëri thuajse nuk kanë ekzistuar referendumet e ndërmarra nga shoqëria civile.
Në mbledhjen e sotme, kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se janë evidentuar rreth 8 mijë firma të parregullta, teksa shtoi se mbi 50 mijë firma, aq sa duhen për referendum janë të rregullta. Përfaqësuesi i opozitës në Komision, Genc Gjonçaj, tha se nuk ka asnjë arsye që KQZ-ja të mos e pranojë këtë kërkesë.
Përfaqësuesi demokrat, Njazi Kosovrasti, tha se përderisa 70 për qind e 150 firmave të dërguara për ekspertim ligjor kanë rezultuar të parregullta, atëherë probabiliteti është i lartë që dhe në firma të tjera të ketë falsifikime. Në nëntor 2011, Aleanca kundër Importit të Plehrave depozitoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i miratuar në Kuvend në shtator 2011.
Sipas grupit nismëtar, dy nene të këtij ligji (22 dhe 49) lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar./Start/
2012-06-27 16:25