E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motori i shkakton vdekjen të riut

Ngjarja ndodhi në aksin Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur Pajovë.

Policia e Elbasanit bëri me dije se viktima është shtetasi Zyrih Petriti, 22-vjeç, me banim në fshatin Shezë të Peqinit, ka qenë duke ecur me mjetin e tij tip motor dhe si rezultat i shpejtësisë se madhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me muret anësore mbrojtëse të rrugës e ka gjetur vdekjen e menjëhershme.  Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po heton për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen. /Start/

                                                                                             2012-06-27 16:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›