Procesi ndaj Dritan Dajtit, përjashtohet një tjetër gjyqtar

Gurali Brahimllari u përjashtua pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi gjyqtari kishte bërë një kallëzim ndaj Dajtit, për shkak se ky i fundit kishte fyer gjykatën në një nga seancat.
Më parë, nga gjykimi i çështjes u largua edhe gjykatësja kryesuese Nertina Kosova, pas kërkesës së bërë nga Dajti. Prej kohësh, seancat janë bllokuar, ndërsa i pandehuri duket se synon që të përjashtojë një nga një trupin gjykues, në mënyrë që procesi të nisë nga e para dhe të zvarritet për një kohë të gjatë.
Dritan Dajti akuzohet se ka qëlluar me breshëri armësh 4 policët që mbetën të vdekur në masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në pistën “Iliria” në Durrës. Ai qëlloi policinë, teksa forcat e rendit kishin shkuar për ta arrestuar. Dajti i kishin shkuar më parë informacionet se ndaj tij po organizohej një operacion, ndaj u përgatit, duke qëlluar me armë e duke lënë të vdekur 4 persona. /Start/
2012-06-28 08:52