E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ vazhdon sot numerimin me njesine 6 Basha para me 83 vota

KQZ do të vijojë sot me numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara të qendrave të votimit të ndjesisë 6.

Dje në mbrëmje përfundoi numërimi i votave të hedhura në kuti të gabuara të qendrave të votimit të njësisë 5 në Tiranë, që i takon KZAZ 49.
Pas këtij numërimi, rezultoi se u gjetën 8 vota të vlefshme për kandidatin Lulzim Basha dhe 3 vota të vlefshme për rivalin e tij Edi Rama.

Këto e çojnë në 83 diferencën e votave mes dy kandidateve për kreun e Bashkisë së Tiranës, kur nuk është kryer ende rinumërimi në 6 njësi të tjera bashkiake të Tiranës.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›