E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i FMN-se takime me opoziten per ekonomine dhe buxhetin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar sot takime me përfaqësues të opozitës në komisionin e Ekonomisë, për të diskutuar rreth ndryshimeve në buxheti si dhe për ecurinë e ekonomisë në vend.

Një ditë më parë, FMN zhvilloi takime me vetëm me përfaqësues të mazhorancës në komision.

Ndërkaq, ditën e mërkurë pritet një dalje publike e përfaqësuesve të FMN-së, për të bërë publike opinionet e tyre.

Ky takim ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura në zyrën e Komisionit kuvendor të Ekonomisë.

Nga burime konfidenciale mësohet se takimi është përqendruar kryesisht në çështjen e ndryshimit të buxhetit si dhe në ecurinë e reformave ekonomike dhe financiare, të para këto nga këndvështrimi i deputetëve të Partisë Socialiste.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka disa ditë që ka mbërritur në Tiranë , për të kryer bisedime me autoritete financiare dhe politikë-bërëse në Shqipëri.

Misioni i FMN-së pritet që së bashku me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe guvernatorin Ardian Fullani, të japë një konferencë për mediat ditën e mërkurë , ku edhe do të mësohet opinionet e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ecurinë aktuale të ekonomisë në vendin tonë.

Herën e fundit që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë në Shqipëri dhe ka kryer bisedime për ecurinë e ekonomike në vend ka qenë në fund të vitit të shkuar, në periudhën kur ishte konsoliduar buxheti i vitit 2011.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›