E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, vendime për zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh paraditen e sotme ku shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro disa vendime për  zgjedhjet e pjeshshme që do të zhvillohen në 1 shtator në komunën Dardhas të Korçës dhe në komunën Rrethinat në Shkodër.

 Ja vendimet e miratuara nga KQZ-ja

Projektvendimi Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013″.

KQZ caktoi masën e shpërblimit në vlerën 25 000 lekë për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, 20000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, 4000 lekë për kryetarin e KQV-së, 3500 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së dhe 5000 lekë për anëtarët e Grupit të Numërimit.

KQZ miratoi edhe Projektvendimin Për emërimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të KZAZ-së nr. 2, Qarku Shkodër dhe KZAZ-së nr.73, Qarku Korçë, për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.

Gjithashtu KQZ në mbledhjen e sotme miratoi Projektvendimin Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ-së nr.2, dhe të disa anëtarëve të KZAZ-së nr.2 dhe KZAZ-së nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›