Gjirokastër, ndalohen 15 klandestinë dhe 3 shoqëruesit shqiptar
Policia e Gjirokastrës ka ndalur 15 shtetas të huaj nga Iraku, Siria dhe Somalia të cilët kishin hyrë ilegalisht në teritorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbërt me shtetin grek.
Sipas policisë, 7 prej klandestinëve, ku 2 prej tyre janë femra u kapën teksa ishin duke ecur në këmbë në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë ndërsa 8 të tjerët u kapën në shtratin e Lumit Drino përballë fshatit Zervat teksa po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.
Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe tre të rinj nga Fieri të cilët dyshohen se janë shoqëruesit e klandestinëve.
Klandestinët e ndaluar pjesa më e madhe e të cilëve nga Siria, kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.
Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.