Delvinë, tentoi të vrasë në një lokal, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Sipas policisë, është vënë në pranga 36-vjeçari Makeljan Sali Alimani I cili ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.08.2013, në një lokal në qytetin e Sarandës për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë shtetasin me inicialet A. H.