E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos djegien e fletëve të votimit

Me këtë vendim, përfundon historia e hapjes së kutive, kërkesë e bërë prej kohësh nga opozita.

Anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ, përveç se kundërshtuan idenë e djegies së fletëve të votimit, braktisën seancën duke mos marrë pjesë në votim. Sipas vendimit të marrë, hapja e kutive do të nisë më 7 janar dhe do të përfundojë më 5 mars, çka kutitë bosh do të përdoren për zgjedhjet lokale të 8 majit.

“Për mua nuk është paanshmëri dhe është shkelje e betimit, largimi i përfaqësuesve të PS-së. Shpresoja të na ndihmonin në vendimarrjen tonë pasi janë kolegë të nderuar. Por fatkeqësisht janë të njëanshëm. Kuorumin e nevojshëm e kemi dhe të vazhdojmë me vendimin”, është shprehur kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.

Gjatë kohës që nis mbledhja, në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e opozitës. Anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, shprehu kundërshtinë e saj për zbrazjen e kutive.

 “Kërkuam rinumërimin e votave por s’u pranua. Ka humbur besimi në atë shkallë sa të na vërë në dyshim serioz ekzistencën tonë”, tha Subashi para se të braktiste mbledhjen, duke u shprehur gjithashtu kundër vendimin për djegien e kutive.

Projekti vendimi “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 qershor 2009”, u hartua ditë më parë dhe u miratua sot nga KQZ-ja. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-29 12:55
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›