KQZ vendos me unanimitet Kutite do te hapen prej 25 Tetorit deri me 31 Dhjetor 2011
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur në unanimitet, që më 25 tetor të nisë procesi i hapjes së kutive të votimit, që u përdorën në zgjedhjet lokale të datës 8 maj. Mbledhja është karakterizuar nga debate mbi procedurën që duhet të ndiqet mbi miratimin e projekt-vendimit. Debati mes komisionerëve ishte tërësisht teknik dhe procedurial.
Pretendimet lidheshin me përfshirjen në projekt-vendim, si bazë ligjore, të udhëzimit të vitit 2006, mbi mënyrën se si procedohet me materialet zgjedhore dhe eliminimin e fletëve të votimit. Një pikë e dytë e diskutimit kishet të bënte nëse drafti i paraqitur ka nevojë të votohet në parim e më pas në tërësi. Nënkryetarja Dëshira Subashi theksoi se nuk ka nevojë të votohet në parim, pasi çka i propozohet KQZ-së është nëj akt normal dhe jo normativ. Nga ana e tij kryetari i KQZ-së Arben Ristani, theksoi se këto debate nuk kanë përse të vonojnë vendimmarrjen, pasi gjithçka është e bazuar në ligj.
Ndërsa komisioneri Klement Zguri, theksoi se pretendimet e ngritura nga komisionerët mbështetës së linjës politike të opozitës, janë thjesht dhe vetëm për të bërë debat dhe për të shtyrë kohën. Pas dikutimeve dhe një pushimi për të shqyrtuar situatën, është rënë dakord që si bazë ligjore e project-aktit, të bëhet edhe udhëzimi i miratuar nga KQZ, në vitin 2006. Në këtë mënyrë, KQZ do të nisë më datë 25 tetor procesin për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura në zgjedhjet lokale të 8 Majit. Në bazë të ligjit, materialet zgjedhore do t’i dërgohen Arkivit të Shtetit, ndërsa fletët të votimit do të digjen.