Bashkia e Tiranes vendos masat e sigurise per nxenesit ne 10 shkolla
Bashkia e Tiranës ka ndërtuar infrastrukturën e sigurisë për 10 shkolla në kryeqytet, dhe brenda një afati të shkurtër kohor, edhe 36 shkolla të tjera në kryeqytet do të pajisen me këto masa sigurie.
Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, ishte sot për të parë përfundimin e punimeve në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Nxënësit e kësaj shkolle kanë qënë deri më tani shumë të ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave.
Pas këqyrjes së punimeve, Tabaku u shpreh para mediave:
“Bashkia e Tiranës e ka prioritet sigurinë e fëmijëve dhe të nxënësve. Kemi ndërhyrë në mënyrë energjike dhe deri tani janë 10 shkolla në Tiranë me infrastrukturë të re të sigurisë, që janë kangjellat mbrojtëse, vijëzimet dhe sinjalistika. Shumë shpejt, këto masa sigurie do ti kenë edhe 36 shkolla të tjera në kryeqytet. Ju e shihni se sa e nevojshme ka qenë kjo ndërhyrje këtu tek shkolla “Vasil Shanto” që është e ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave”, tha Tabaku.
Ndërkohë, sot janë 10 shkolla me këto punime të përfunduara, si shkollat; “Skënder Çaçi”, “Shkolla e Kuqe”, “Bajram Curri”, “4 dëshmorët”, “1 maji”, “Pjetër Budi”, “Çajupi”, “Partizani”, “Ahmet Gashi”, “Vasil Shanto”.
Bashkia e Tiranës do të vendosë shumë shpejt të njëjtat masa sigurie në të gjithë shkollat e qytetit. Siguria për fëmijët dhe nxënësit e shkollave është prioritet absolut i Bashkisë së Tiranës.