Greqi, në gjendje kritike 13 vjeçarja e djegur, të afërmit dyshojnë
ATHINE- Të afërmit e Xhenit, vogëlushes shqiptare fatkeqe, që tani vuan në spital nga plagët e mëdha të djegies, tregojnë se ajo erdhi në Greqi kur ishte 11 vjec dhe hasi shumë vështirësi në shkollë, me gjuhën greke, me programet mësimore dhe përshtatjen me mjedisin e ri. Fëmijët e klasës e vinin në lojë dhe kjo me sa duket e ka lënduar së tepërmi vajzën. Pasi mbeti shumë prapa me mësimet, u detyrua ta lerë shkollën, se edhe prindërit nuk e ndihmonin dot. Ajo iu kishte thënë prindërve se donte të punonte për t’i ndihmuar ata.
Të afërmit thonë, se nëse nuk do ishte treguar aq shumë indiferencë mbi këtë fakt, ndoshta ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe, sepse familja e saj është një familje shumë e mirë. “Prindërit e Xhenit kanë erdhur nga Vlora në Athinë 12 vjet më pare dhe përkohësisht i lanë fëmijët tek gjyshërit. Ata bëjnë punë të vështirë. Babai punon në ndërtim. Të dy prindërit kanë privuar veten nga shumë gjëra që t’iu japin fëmijëve sa më shumë të munden. Në familjet tona jemi rritur me shumë varfëri dhe dashuri", thotë një njeri shumë i afërt i familjes.
Tragjedia
Tragjedia ndodhi në 23 shtator, në shtëpinë e familjes së 13 vjecares, në Kamini (Athinë). Sipas policisë, fëmija u përpoq të bëjë vetëvrasje duke u lyer me benzinë e më pas i vuri flakën vetes. Policia tha se gjeti një shënim me shkrim dore, ku 13 vjecarja shkruante se prindërit grindeshin vazhdimisht, nuk e donin atë dhe se jeta e saj ishte e vështirë.
Dhimbja
Një ditë pas incidentit tragjik, dhoma e Xhenit 13 vjec dhe vëllait të saj ishte bosh. Muret e dhomës janë të mbushura me vizatimet e vajzës, imazhet e Batmanit dhe raftet me lodra të ndryshme. Që kur e vogla u shtrua në spital me plagë shumë të rënda djegieje, në 80% të trupit, vëllai i saj i vogël që ende nuk di gjë për ngjarjen, nuk rri më në shtëpi, ndërsa prindërit janë të pikëlluar për vajzën e tyre që dergjet në shtratin e spitalit.
Dyshimet
Prindërit dhe të afërmit e ngushtë të familjes së 13 vjeçares nuk e besojnë versionin e policisë për tentativën e vetëvrasjes. Sipas tyre diçka tjetër ka ndodhur dhe presin rezultatet përfundimtare të hetimit të policisë.
"Ajo që ka ndodhur nuk i përshtatet mendjes njerëzore e për më tepër të një fëmije", thotë Armando, një i afërm i familjes. "Ne presim të mësojmë të vërtetën. Nuk mund ta besojmë se fëmija mori vendim për t’i dhënë fund jetës në mënyrë aq torturuese dhe brutale. Vajza nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë. As problemet në shkollë, nuk e justifikojnë një veprim të tillë.
Të afërmit thonë se shënimi që ka gjetur policia është një lloj ditari që mbante fëmija për atë sesi e kalonte ditën. “Ajo kishte shkruar se babai e kishte qortuar për dicka, por kjo nuk është arsye për të justifikuar atë që ndodhi", pohojnë ata.
(m.a/BalkanWeb)