KQZ vendos sot për Lezhën, në rend të ditës edhe Shkodra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dhe hapjes së 10 Qendrave të Votimit dhe 6 kutive me materiale zgjedhore të qarkut të Lezhës.
Dje përfundoi në KQZ rinumërimi i votave i 10 kutive, që i përkasin qarkut të Lezhës, kurezultoi mospërputhje e votave, edhe mes atyre të raportuara nga grupet e numërimit në sistemin elektronik të KQZ-së për këto qendra, mbi bazën e të cilave u bë edhe ndarja e mandatit.
Partia Demokratike kërkon rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre, pasi mungojnë tabelat origjinale ndërsa PS kërkoe pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në këtë qark, pasi, sipas tyre, fletët e votimit ishin më të shumta në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces.
Ndërkohë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot edhe kërkesën ankimore për qarkun e Shkodrës, ku PR synon një mandat.