Ekspertet e FMN dhe BB ne PS
Pas takimit me Guvernatorin Ardian Fullani dhe ministrin e Financave Ridvan Bode, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore janë ndalur në selinë e Partisë Socialiste.
Ekspertët e FMN-së dhe Bankës Botërore që prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri, zhvilluan një takim në Partinë Socialiste me sekretarin për Programin, Ilir Beqja.
Ky i fundit komentoi shkurt takimin.
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore është takuar ditët e fundit edhe me guvernatorin Fullani si dhe ministrin e Financave Bode. Në këto takime, ekspertët e huaj mësohet se kanë kërkuar të informohen mbi politikat ekonomike e financiare, duke nisur nga menaxhimi i borxhit publik. Një tjetër grup ekspertësh nga FMN dhe Banka Botërore pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të shtatorit.