E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka Te numerohet cdo vote

Deputeti i PD-së, Edi Paloka i ftuar në studion e ABC News nga gazetarja Juli Xhokaxhi ka komentuar situatën e fundit, duke e cilësuar ligjore numërimin e votave, por nga ana tjetër duke fajësuar Ramën për protestat dhe zhurmën për po bën.  Paloka deklaroi se votat e hedhura në kutitë e gabuara duhet të numërohen patjetër.

“Deputetët e PS-së këto ditë që KQZ po numëron votat e hedhura në kutitë e gabuara, kanë kontestuar votat që janë në favor të Bashës, por nuk kanë kontestuar votat e Ramës. Rama është lutur që ti lihet Bashkia, në të gjithë konferencat e tij, se nëse i jepet ai do të jetë i urtë dhe bashkëpunues, në të kundërtën , ai do të bëjë këtë që po bën.”, tha Paloka.

Deputeti Paloka deklaroi se Rama përfiton nga mosdija e qytetarëve dhe bën interpretime. Ai do të krijojë idenë tek qytetarët si atij i janë bërë manipulime, se i janë vjedhur votat duke u viktimizuar.  Paloka deklaroi se pamja e shëmtuar ku deputetë të PS-së kërcenin mbi kokat e policëve për të kaluar gardhin e KQZ-së, i ka bërë ata të dalin jashtë vetës, por kështu kanë qenë urdhëruar nga Edi Rama dhe skano pasur rrugë tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›