E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ vijon sot numerimin me fletet e hedhura gabim ne njesine nr.11 Basha kryeson me 76 vota

KQZ vijon sot numërimin me fletët e hedhura gabim në njësinë nr.11, ku deri tani zotil Lulzim Basha kryeson me 76 vota. Dej në mbrëmje u mbyll numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara në njësinë numër 10.

Njësia 10, që përkon me KZAZ 54 kishte gjithsej 100 kuti.

Nga numërimi i këtyre kutive janë gjendur 20 vota të vlefshme, nga të cilat 11 vota në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha, 8 vota për kandidatin socialist Edi Rama dhe 1 votë për kandidatin komunist Hysni Milloshi.

Në total në përfundim të numërimit të të gjitha vota gjatë gjithë ditës së djeshm, rezulton se kandidti Lulzim Basha kryeson me 76 vota plus.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka njoftuar se sot në orën 10.00 do të nisë numërimi i votave të njësisë numër 11, për kreun e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›