KQZ voton sot zëvendësimin e anëtarëve LSI në KZAZ e QV
Të tjera rreth shkrimit PS 2 kushte për KQZ-në
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor është mbledhur sot për të diskutuar kërkesën e Partisë Republikane mbi përfaqësimin e komisionerëve kandidatë për KZAZ, KQV si dhe të GNV. Mbledhja po zhvillohet me 4 anëtarë të mazhorancës, pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të propozuar nga opozita. Ndërsa në vend të Jani Janit të LSI-së është ulur Klement Zguri i PR-së.
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së kërkon të shtyhet për nesër diskutimi I kërkesës pasi të regjistrohen koalicionet. Të presim afatet ligjore për regjistrimin e koalicioneve dhe mbështes kërkesëen e Gjoncaj, që të funksionojnë gjërat sic janë – tha Manjani.
“S’ka lidhje juridike se ku do jenë partitë nesër, e mbështes kërkesën e partisë republikane”, - tha Kosovrasti i PD-së.
Nga ana e saj Kryetarja e KQZ-së tha se nuk ka lidhje kjo që tha Gjonçaj dhe do se do vijojmë me rendin e ditës.
“Për heqjen e pikës tre, arsyet për të cilat hiqen nga rendi i ditës nuk kanë shkak ligjor, KQZ i di detyrat e veta dhe afatet kohore, është pikë e caktuar dhe nuk është gabimisht në rend dite”, tha Kryetarja Lleshi.
Më pas seanca vijoi me prezantimin e Sazan Gurit si kandidat për një zonë zgjedhorë në Tiranë.
PARTIA REPUBLIKANE KERKON PERFAQESIM NE KZAZ e QV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i mbetur tashmë me vetëm katër anëtarë, pritet që të shqyrtojë dhe miratojë mbledhjen e sotme kërkesën e depozituar nga Partia Republikane, si e dyta parti e dytë më e madhe në koalicionin e djathtë për propozimin nga ana e saj të komisonerëve të nivelit të dytë dhe të tretë.
Pas miratimit të këkresës së grupit të djathtë parlamentare për përfaqësimin e PR me komisionerë në KQZ, tashmë kjo parti do të ketë të drejtën që të propozojë edhe komisionerë në KZAZ, KQV si dhe të GNV. Ndonëse KZAZ janë konstituuar me propozimet e dhëna nga LSI, këto emra do të zëvendësohen me propozimet që pritet të bëjë PR.
“Partia Republikane ka paraqitur në KQZ një kërkesë nëpërmjet të cilës kërkon të caktohet si parti, e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ, KQV dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-së.
Kërkesën e saj Partia Republikane e mbështet ne fakti se, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri tani është radhitur si parti e shumicës parlamentare ka bërë të njohur publikisht daljen e saj nga partite që i përkasin shumicës parlamentare.
Në këto kushte sipas kërkesës së Partisë Republikane, kjo parti renditet e dyta ndër partitë që i përkasin shumicës parlamentare dhe i lind e drejta të propozojë anëtar në KZAZ, KQV dhe GNV”, thuhet në projektvendimin e administratës së KQZ.
Ndërkohë që në këtë projektvendim theksohet se “nisur nga fakti se Partia Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi largimin e saj nga grupi i partive që i përkasin shumicës parlamentare, rezulton se vendimi i KQZ-së nr. 1, datë 7.01.2013 pjesërisht nuk i përgjigjet më rrethanave apo kushteve konkrete, duke u bërë njëkohësisht edhe pengesë për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënieve juridike, pasi me kushtet e reja të krijuara, prish pikërisht baraspeshimin politik shumicë-opozitë në përbërjen e KZAZ-ve.
“Në këto kushte KQZ si organi administrativë i cili ka nxjerr vendimin nr. 1, datë 7.01.2013 “ Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-ve për Zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013” në bazë të nenit 121 të Kodit të Procedurave Administrative ka të drejtë të bëjë ndryshimin e tij, në mënyrë që të respektojë dispozitat e Kodit Zgejdhor për sa i përket përbërjes së KZAZ-ve”, thuhet në projektvendim.
RAPORTI I AUDITËVE
Një vëmendje të madhe gjatë mbledhjes së sotme t`i kushtohet dhe raporteve të dy auditëve teknicienë për gjetjet e tyre në listat e zgjedhësve paraprake të afishuara në çdo qendër votimi.
Ky është raporti i tretë i tyre, ku mes njëri-tjeterit dy auditët Dashamir Çali i propozuar nga Denar Biba si dhe Genti Malko i propozuar nga Lefterie Lleshi kanë pasur përplasje lidhur me emrat e dubluar, personat e regjistruar pa adresë banimi apo dhe emrat e shkruar me shenja mes tyre.
Raportet e dy auditëve do të kenë të dhëna të grumbulluara nga listat në periudhën 3 mars deri në 3 prill. Sipas auditit të PS mund të llogariten rreth 50 mijë emra të dubluar si dhe me pasaktësi në të shkruarin e tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)