Vlorë, deti i trazuar përpin peshkatarin nisin kërkimet
VLORE- Një peshkatar është zhdukur gjatë orëve të natës teksa po peshkonte në afërsi të Pashalimanit. NEWS24 raporton se 24 vjecari Aleks Koçiraj po peshkonte kur i është përmbysur varka dhe i riu është përpirë nga dallgët e detit të trazuar.
Aleksi ka qenë i shoqëruar edhe nga një shok tjetër peshkatar i cili ka treguar se kishte arritur të dilte në breg të detit me not. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i këtij peshkatarit, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për të gjetur trupin e 24 vjecarit Aleks Koçiraj.
Kërkimet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes por deri paraditen e sotme nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
(s.g/BalkanWeb)