E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ zgjat afatin per regjistrim 28 subjekte ne garen zgjedhore

Per votimet e 12-vjetorit jane regjistruar 8 parti te pakices serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove ka bere me dije se 28 subjekte politike kane aplikuar per tu certifikuar per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Ne mesin e tyre edhe 8 subjekte politike serbe dhe nje numer tjeter i partive politike e iniciativave qytetare te pakicave joshqiptare ne Kosove. Numri me i madh i partive politike ne Kosove kane pritur castin e fundit per dorezimin e listave te kandidateve te tyre per zgjedhjet e pergjithshme te jashtezakonshme te dhjetorit. Komisioni i Zgjedhjeve thote se te enjten ka perfunduar afati ligjor per dorezimin e listave por ka ofruar nje afat shtese deri nga mesi i javes se ardhshme per plotesimin e te gjitha listave dhe dokumentacioneve shtese. Ne mesin e 28 subjekteve politike qe do te garojne ne zgjedhjet e jashtezakonshme ndodhen edhe nje numer koalicionesh nder te cilat me i madhi eshte ai i udhehequr nga Aleanca Kosova e Re e afaristit Behxhet Pacolli. Dy jane subjekte te reja politike qe do te paraqiten per here te pare ne zgjedhje levizja Vetevendosja e Albin Kurtit dhe Fryma e Re e udhehequr nga ish-perfaqesues te shoqerise civile Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Nje numer i subjekteve dhe iniciativave qytetare nga radhet e komuniteteve pakice kane paraqitur kerkesen per certifikim ne mesin e te cilave edhe 8 subjekte politike serbe. Regjistrimi i tyre eshte bere pasi Beogradi zyrtar u beri thirrje serbeve te Kosoves qe ti bojkotojne zgjedhjet e dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thote se eshte i gatshem qe te organizoje zgjedhjet ne gjithe territorin e Kosoves perfshire edhe veriun e vendit. Por zyrtare te KQZ-se thone se kane hartuar dy plane operacionale per diten e zgjedhjeve nje te qendrave te rregullta te votimit dhe ato alternative. Vendimi per organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme me 12 dhjetor pasoi votimin e mocionit te mosbesimit per qeverine e Kryeministrit Hashim Thaci dhe shperndarjen e Kuvendit te Kosoves. Zgjedhjeve te jashtezakonshme u parapriu doreheqja e Presidentit Fatmir Sejdiu pas vendimit te Gjykates Kushtetuese se ai kishte shkelur Kushtetuten duke mbajtur dy poste njekohesisht.

Ky vendim u pasua nga terheqja e LDK-se nga koalicioni qeverises. Kuvendi i Kosoves numeron 120 vende nga te cilat 20 jane te ndara per pakicen serbe dhe pakicat e tjera joshqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›