Krasniqi Partite te mos bejne fushate agresive
Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi u ka kerkuar partive politike qe te ndalin fushaten agresive per zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ne kete takim u diskutua rreth tekstit te deklarates se perbashket te te gjitha partive politike te cilat garojne ne zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 deklarate kjo e cila ka te beje me kodin e sjelljes ne keto zgjedhje. Pas ketij takimi ne nje konference me gazetare Jakup Krasniqi tha se ne sot e patem nje takim me partite politike qe jane te regjistruara ne Komisionin Qendror Zgjedhor dhe kemi ofruar nje tekst te nje deklarate qe ka te beje me nje kod te miresjelljes ne zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010. Verejtjet qe u dhane sot do ti ndryshojme ne tekstin e ri dhe te henen ne menyre ceremoniale partite politike qe garojne ne zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 do te nenshkruajne kete deklarate te miresjelljes per zgjedhjet e jashtezakonshme ose te parakohshme te ketij viti shtoi Krasniqi. I pyetur nga gazetaret pas takimit Presidenti i perkohshem tha se permiresimet qe duhet te behen ne tekst me teper jane permiresime gjuhesore sesa permbajtjesore. Pika dy fjalia e fundit thote se partite anetaret dhe kandidatet e tyre zotohen se do te mbeshtesin konceptin universal nje person nje vote dhe do te dekurajojne votimin ne emer te dikujt tjeter. Kjo pjesa e fundit u tha qe jo dekurajojne po pengojne votimin ne emer te dikujt tjeter. Pika kater thote se partite dhe anetaret dhe kandidatet e tyre do te denojne publikisht dhe ne menyre te perseritur cdo dhune ose kercenim te cilitdo shtab ketu u tha edhe ne vendvotim. Cdo gjuhe apo veprim qe mund te shkaktoje frikesim ose te nxit dhune. Pra jane kryesisht verejtje gjuhesore dhe ne u dakorduam qe ti bejme keto ndryshime dhe ne diten e hene ne ora 1100 ne menyre ceremoniale do te nenshkruhet kjo deklarate e kodit te miresjelljes per zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 tha Jakup Krasniqi. A jeni ju dhe te tjeret te sigurt qe do te respektohet gjate fushates ky kod ishte pyetja ne vijim duke u pergjigjur ne te cilen Krasniqi tha Ne kerkojme qe te respektohet kodi i miresjelljes dhe ne si individe do te sillemi ne raport me kodin e miresjelljes. Ju e dini se ketu kemi te bejme edhe me subjekte politike edhe me qytetare qe nganjehere nuk jane krejt bash miresjelles por qellimi eshte qe vertet gjate gjithe fushates por ne menyre te vecante edhe ne diten e zgjedhjeve edhe partite politike edhe kandidatet edhe qytetaret qe dalin ne zgjedhje edhe perfaqesuesit e partive politike qe jane ne zgjedhje vertet te shkojne atje per ta kryer nje detyre qytetare nje te drejte qytetare dhe te votojne. Ne bejme apel qe qytetaret vertet ta ruajne qetesine dhe te votojne per subjektin apo individet qe mendojne qe do ti bartin ne institucionet e Kosoves interesat e qytetareve te Republikes se Kosoves.