KQZ, zgjedhjet kishin parregullsi. Bllokohet numerimi per 63 qendra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar se ka pasur parregullësi në ditën e votimeve më 12 dhjetor. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ky institucion është i brengosur për disa nga zhvillimet e së dielës, ndërsa siguroi se do të punohet me kujdes që të evitohen të gjitha parregullësitë.
“Aktualisht qendra e numrimit të rezultateve pranë KQZ-së është në procesin e përpilimit të rezultateve dhe gjatë zhvillimit të punës KQZ do të kujdeset që të evitohen të gjitha parregullësiët eventuale të cilat mund të konstatohen nga zyrtarët tanë, gjithmonë duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet”, tha Valdete Deka, Kryetare e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë konferencë urgjente të thirrur për media, po ashtu ka dhënë garanci se do të zbatojë të gjitha vendimet që merren nga institucionet kompetente për të respektuar vullnetin e qytetarëve.
“KQZ ju garanton që në kuadër të kompetencave kushtetutese dhe ligjore do të bënë maksimimun që vullneti i qytetetarëve i shprehur përmes votës së tyre të pasqyrohet dhe respektohet plotësisht”, tha Daka.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka kërkuar nga KQZ dokumentacion shtesë për 22 qendra të votimit nga komunat Drenas, Skenderaj dhe Deçan. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani tha se të gjitha materialet e kërkuara i janë dërguar PZAP-së. Votat e 63 vendvotimeve janë të vendosura në karantinë deri nesër ku PZAP do të dalë me vendimet përfundimtare për parregullësitë që kanë përshkruar procesin e votimit.
Bul Salihu