E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ,sot pritet zgjedhja e nënkryetarit

Sot në orën 11.00 pritet të zhvillohet mbledhja për përzgjedhjen e nënkryetarit të Komisionit Qëndror Zgjedhor. Sipas kodit të ri zgjedhor çdo akt duhet të firmoset nga kryetari edhe nga nënkryetari kështu që numri dy i Komisionit Qëndror Zgjedhor do të ketë një rol të rëndësishëm në KQZ. Sipas procedurës në postin e nënkryetarit të KQZ-së duhet të zgjidhet një prej anëtarëve të saj dhe zgjedhja e tij do të bëhet me votim të fshehtë dhe ai duhet të marrë pesë vota nga anëtarët e tjerë të saj. Parlamenti ditën e djeshme mbylli procedurën e zgjedhjeve të KQZ-së dhe stafi kreu betimin para deputetëve të kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›