Gjinushi: LSI iku prej Nanos, por u bë me nanoistët

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, i ftuar në Ora News deklaroi se me të drejtë është bërë kaq zhurmë për buxhetin e Tiranës. "Tirana ka një peshë të madhe, është modeli kryesor i qeverisjes vendore, por po ndëshemi me fenomenin që një parti e cila ka kërkuar votën për Tiranën bashkë me PS-në, tashmë renditet në krah të PD-së", deklaroi ai. Vendimi për të mos miratuar buxhetin është tëresish politik", tha Gjinushi. Lidhur me faktin nëse është votuar apo jo buxheti i bashkisë, Skënder Gjinushi deklaroi se kurrkush nuk do të pjatohet se në një organ kolegjial të hapet votimi, të numërohen votat, dhe në atë moment pjesa qe ka humbur të përpiqet ta sabotojë këtë rezultat. Ai deklaroi se tashmë është formuar klani Monika-Berisha, që po përpiqen në çdo mënyrë të bllokohet buxheti. "Të gjitha akuzat e LSI-së për korrupsion, u kthyen gjoja në korrigjime, por në fakt rezultoi se edhe më këto përpjekje për korrigjime buxheti nuk mori meratimin e këshiltarëve të kësaj partie", theksoi Gjinushi. Sipas Gjinushit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak fitoi qytetaria dhe dështoi klani për inetresa të ngushta përfituese familjare."PSD u bë promotore e bashkimit së majtës në 2007-ën, gjë që nuk ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës sepse LSI-ja kundështonte Nanon.Por tani që Fatos Nano iku, LSI-ja u bë me njerëzit që në mbështesin Nanon, me nanoistët, për të sulmuar Ramën", tha Gjinushi. Sipas Gjinushit, ishte e nevojshme të bëheshin reforma në drejtësi, të cilat u kërkuan nga ndërkombëtarët, por në fakt këto reforma nuk kanë ndodhur. Lidhur me ligjin e lustracionit, Skënder Gjinushit, vlerësoi se ky ligj është antikushtetues. LSI-ja këtë lojë që po bën në pushtetin lokal, do përpiqet ta bëjë edhe në pushtin vendor. Nga përplasja PS-LSI mësohet e vërteta", vazhdoi ai