KRONIKA e Mulit/ Rrëmbehet një 18- vjeçare në Fier, merret peng një taksist në Durrës, vdes biznesmeni i qëlluar në Shkodër
Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Sali Berisha. Nuk mjaftojnë tre të vrarë brenda katër orësh, por brenda pak minutash janë shënuar një seri ngjarjesh të rënda.
Një kazino është grabitur në Tiranë, kurse në Fier një 18- vjeçare është rrëmbyer në lagjen Liria. I dyshuari për rrëmbimin e saj është një 23- vjeçar, i quajtur Elis Dine, që është arrestuar nga policia.
Në Durrës një taksist është marrë peng dhe është dhunuar barbarisht. Autorët e krimit e kanë mbajtur peng 31- vjeçarin Isa Xhamani për disa orë, duke e dhunuar. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor. Autori i këtij krimi është Sabri Veterniku, që e ka grabitur dhe keqtrajtuar taksistin.
Veterniku, person me precedentë penal, mësohet se i ka telefonuar taksistit nga banesa e tij në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit duke i kërkuar që të vijë ta marrë pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe donte të shkonte në spital.
Taksisti Isa Xhumani ka shkuar në banesën e Sabri Veternikut dhe sapo ka është futur në banesë është qëlluar me levë në kokë, ndërkohë që agresori i ka prerë dhe njërin vesh me thikë dhe më pas e ka mbështjellë më pas në tapet.
Ndërsa në Shkodër ka ndërruar jetë biznesmeni që u qëllua disa ditë më parë. Besnik Fagaj u qëllua nga persona të paidentifikuar pranë banesës së tij më 19 prill. 45- vjeçari u qëllua me katër plumba në lagjen Zdrale./ep
