Vrasja e ish-boksierit ishte e paralajmëruar. Vjehrri: U vra nga njerëz mali për hiç gjë
Vrasja e ish- boksierit në Tiranë ka qenë e paralajmëruar. Viktima , me precedent të shumtë penalë për vjedhje dhe goditje për shkak të detyrës , ka denoncuar në Policinë e Tiranës kërcënimet që ka pasur nga vëllezërit Pjetër dhe Zef Gjini.
Vjehrri i tij tregon se Adriani ka patur kërcënime sistematike.
Po ka pasur në mënyrë sistematike. Madje para disa ditësh disa persona i dolën në rrugë dhe e kërcënuan me jetë. Ai nuk reagoi në mënyrë të dhunshme ashtu siç e donin ata që e vranë , por e denoncoi rastin në polici. Priti që ajo të merrte masat, por asgjë. Ata që e vranë janë njerëz mali. Nuk dinë ti zgjidhin gjërat në rrugë ligjore,por duan të bëjnë vetëgjygjësi. Ia morën jetën tjetrit, për hiç gjë. Po të kishte qenë më e gatshme policia , nuk do të kishte ndodhur vrasja. Fëmijët ngelën rrugëve. Ata do bëjnë hall, por mjerë ai që iku, shprehet për gazetën ShqipAliu.
Sipas banorëve , Adrian Levanti ka qenë administrator i pallaltit 8 katësh, i cili njihet për problematika të të rinjve të cilët konsumojnë hashash dhe bëjnë sherre me njëri tjetrin. Pikërisht këtu mendohet se kanë zanafillë edhe konfliktet e Adrianit ,pasi ai është zënë një muaj më parë me disa djem që pinin hashash./A.XH