E Diel, 1 Nëntor 2026

KS Skënderbeu – KS Vllaznia 1-1Skënderbeu i Korçës u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Vllaznia e Shkodres mbeti e fundit me 8 pikë.

Rrjetet sociale:

KS Skënderbeu dhe KS Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin dramatik 1-1, kur një gol në minutën e 91-të të realizuar nga Stavrion Lako shmangu një humbje në shtëpi të skuadrës korçare. Vllaznia e Shkodrës shënoi e para në minutën e 49-të me anë të talentit Bekim Bala.

Gjatë ditës së sotme u fol për një zëvendësim të trajnerit të Vllaznisë, Roland Luçi me Sulejman Starovën, por presidenti i SK Vllaznia, Valter Fushaj, i hodhi poshtë zërat duke konfirmuar në bankinë Roland Luçin, ky i fundit zëvendësoi në stolin shkodran Hasan Likën.

Skënderbeu u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Vllaznia e  mbeti e fundit me 8 pikë.

Të hënën luhet supersfida KS Besa – KS Dinamo, që mbyll edhe javën e 10-të, për t’u rikthyer sërish me ndeshjet e javës së 11-të, njëherësh edhe java e fundit e fazës së parë, më 21 nëtor 2009.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10

07/11/09
Apolonia-Kastrioti 2-3
Hadzibulic 28, Kaçi 56 / Abazaj 42, Turdiu 63, Grizha 90

07/11/09
Tirana Shkumbini 2-0
Sefa 52, Sefa 57
   
07/11/09   
Gramozi-Teuta 2-0
Sadiku 17, Sadiku 25   

08/11/09
Flamurtari-Laçi 0-0

08/11/09   
Skënderbeu -Vllaznia 1-1   
Lako 90+1 / Balaj 49

09/11/09
Besa-Dinamo

RENDITJA, JAVA 10

1    KS Dinamo    9    23
2    KS Besa        9    18
3    KS Apolonia    10    17
4    KF Tirana    10    17
5    KS Teuta    10    15
6    KS Kastrioti    10    15
7    KS Skënderbeu    10    11
8    KS Shkumbini    10    11
9    KS Gramozi    10    10
10    KF Laçi        10    9
11    KS Flamurtari    10    9
12    KS Vllaznia    10    8
Kategoria Superiore
Sezoni 2009-2010
DHJETE JAVET E PARA

NDESHJET E SK SKËNDERBEU
08.11.2009,    Skënderbeu-Vllaznia    1-1
01.11.2009,    Teuta -Skënderbeu     2-0
25.10.2009,    Skënderbeu-Dinamo     1-1
18.10.2009,     Kastrioti -Skënderbeu   2-1
04.10.2009,     Skënderbeu-Apolonia    2-3
26.09.2009,     Besa -Skënderbeu     1-0
19.09.2009,     Skënderbeu-Gramozi    4-1
13.09.2009,     Skënderbeu-Flamurtari    1-0
29.08.2009,     Tirana-Skënderbeu     1-0
23.08.2009,     Skënderbeu- Laci     4-3

NDESHJET E SK VLLAZNIA

08.11.2009,     Skënderbeu -Vllaznia     1-1
30.10.2009,     Vllaznia -Tirana     0-1
24.10.2009,     Laci     -Vllaznia     3-1
18.10.2009,     Vllaznia- Shkumbini     2-0
04.10.2009,     Flamurtari-Vllaznia     2-0
26.09.2009,     Teuta-Vllaznia         1-0
19.09.2009,     Vllaznia -Dinamo    0-0
13.09.2009,     Kastrioti- Vllaznia     1-0
29.08.2009,     Vllaznia-Apolonia      1-0
23.08.2009,    Besa-Vllaznia         2-0

Numri i klikimeve - 2337
  E Diele, 08 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›