E Diel, 1 Nëntor 2026

Vata, gol në Ingolstadt - Wuppertaler SV 0-2Ky ishte goli i parë i Fatmir Vatës për këtë sezon në 8 ndeshje të aktivizuara me Wuppertaler SV

Rrjetet sociale:

Fatmir Vata nuk e ka humbur nuhatjen për të shënuar. Sulmuesi 38-vjeçar shënoi një gol të shkëlqyer nga 20 metra në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, Wuppertaler SV në transfertën me Ingolstadt në Bundesliga 3.

Vata hyri në lojë në minutën e 80-të dhe në të 87’, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë për Wuppertaler SV. Ky ishte goli i parë i Fatmir Vatës për këtë sezon në 8 ndeshje të aktivizuara.

Në total, Fatmir Vata ka shënuar 39 gola në Gjermani: 8 në Bundesliga 1 (88 ndeshje), 30 në Bundesliga 2 (131 ndeshje) dhe 1 në Bundesliga 3 (8 ndeshje).

Numri i klikimeve - 2339
  E Diele, 08 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›