E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS denon Korene e Veriut

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka shqyrtuar te henen rastin e leshimit te raketes me rreze te gjata veprimi, nga Koreja e veriut ne daten 5 prill. Sic pritej Keshilli miratoi ne unanimitet deklaraten qe ka denuar leshimin e raketes. Anetaret e rregullta te ketij organizmi dhe Japonia rane dakort diten e shtune per projekt deklaraten, ne te cilen parashikohen edhe sanksioneve te forta ndaj kompanive koreanoveriore. Me testin raketor Peniani ka shkelur Rezoluten 17-18 te te Keshillit te Sigurimit, te miratuar ne vitin 2006 . 15 vendet anetare kane kerkuar me ane te deklarates qe Koreja e Veriut te mos leshoje raketa te tjera ne te ardhmen dhe zbatimin e rrepte te sanksioneve aktuale ndaj ketij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›